Skënderbeu: Vendime me dy standarte

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Klubi i Skënderbeut ka reaguar kështu në rrjetet sociale duke krahasuar dënimin e Skënderbeut të një viti më parë me dënimin e tanishëm të Partizanit:

“Në foton mëposhtme, shoqëruar dhe me video po mundohemi të pasqyrojmë dy vendimet e komisionit të disiplinës i cili ka vepruar me dy standarte. Në foton e parë jane flakadanët e “Ujqërve” në Elbasan, klubi Skënderbeu dënohet me 3 ndeshje pa spaktatore.

Në foton e 3-të është pamje nga stadiumi Skënderbeu pas fitores 1-0 ndaj Partizanit vitin e kaluar. Dhunë, stola të thyer e ofendime por siç e kemi pasqyruar më poshtë komisioni i disiplinës ka dënuar me vetëm 1 ndeshje pa spaktatore ekipin e Partizanit. KD dukshëm në të njëjtin rast ka vepruar me dy standarte me qëllimin e vetëm për të dëmtuar klubin tonë”.

14947475_1166936223344097_3424801929592551202_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.