Skënderbeu vijon përgatitjet për Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa dhe përgatitësit atletik ka zhvilluar sot pasdite tek anekset e stadiumit “Skënderbeu” një seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për sfidën e javës së 28-të të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë.

Futbollistët kanë kryer ushtrimet aerobike dhe fizike nën mbikqyrjen e përgatitësit Iris Selimi ndërsa në përfundim të seancës trajneri Mirel Josa ka dhënë dhe disa instruksione për ndeshjen e radhës në kampionat.

imageBAKARY NIMAGA – Mesfushori nga Mali vijon fazën rikuperuese. Për një moment dëmtimi i 21-vjeçarit u mendua më i rëndë nga çfarë dukej por rikuperimi po ecën pozitivisht.mInflamacioni në kofshën e djathtë po ‘zhduket’ dhe mesfushori mendohet të jetë gati për tu ‘ingranuar’ plotësisht me grupin tjetër të lojtarëve javën e ardhshme.

MUNGESAT – Përveç mesfushorit Bakary Nimaga, ndaj Vllaznisë do të mungojnë Hamdi Salihi dhe kapiteni Bledi Shkembi. ‘Bomberi’ shkodran vijon fazën rikuperuese në Athinë. Rikuperimi po ecën pozitivisht dhe sulmuesi Shkodran pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Mirel Josa javën e ardhshme.Përsa i përket Shkëmbit, kapiteni ka pësuar një kontraktim në seancën e djeshme stërvitore dhe do të jetë pushim për reth 1 javë.
Neser ne oren 11:00 te paradites ne stadiumin “Skenderbeu” do te zhvillohet dhe seanca e fundit stervitore ne kuader te pergatitjeve per ndeshjen e radhes ne kampionat ndaj Vllaznise.Ndersa ne 10:30 trajneri Mirel Josa do te flase ne konference per shtyp perpara mediave.

Ndërkohë kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes. Fitorja është detyrim dhe mbështetja për skuadrën nuk duhet të mungojë.

imageMë poshtë mund të gjeni çmimet e bilatave për sfidën e së dielës.

GOLD A dhe B – 1000 Lekë të reja

Tribuna A dhe B (Anësore) – 300 Lekë të reja

Tribuna C – 200 Lekë të reja

Tribuna D – 100 Lekë të reja

Për tifozerine mike, çmimi i biletës është 200 Lekë të reja!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.