Skënderbeu/ Vjen Esquerdinha, ikën “Snajperi” Romulo

0
SHPËRNDAJE

RomuloMesfushori i etiketuar si “Snajperi” mesfushori Romulo Kabral, duket se përfundimisht do të largohet nga kampionët. Ai nuk është stërvitur ditën e premte me ekipin dhe duket se të shtunën do të lërë kampin austriak. Në këto ujëra është edhe sulmuesi Lima, i cili ende s’ka dhënë sinjale pozitive, trajneri Mirel Josa e ka thënë hapur në media qendrimin e tij për lojtarët brazilian, por ende ata kanë qendruar edhe disa ditë ne stërvitje, por sërish nuk bindin.

11709235_880907885280267_6106229128123479432_n

Mbërrin mesfushori brazilian Esquerdinha

Ndërkohë që ka mbërritur në kampin austriak mesfushori më i ri i Skënderbeut  Francisco Lisvaldo Daniel Duarte, shkurt Esquerdinha, me moshë 24 vjeç. Ai luan si mesfushor i avancuar (ose gjysmësulmues), është ish-futbollist i Bragantino në Brazil. Lojtari i lodhur nga udhëtimi i gjatë nuk është stërvitur me grupin, por një gjë të tillë do ta bëjë ditën e shtunë. Nuk dihet nëse ky lojtar ka firmosur direkte apo do të testohet si dy brazilianët e tjerë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.