Skënderbeu vlerësohet në listën e Uefa-s

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Uefa ka publikuar listën me ekipet më në formë për momentin në Europë. Sigurisht që në këtë listë nuk kishte se si të mungonte edhe kampionia e Shqipërisë, Skënderbeu, duke parë edhe formën mjaft të mirë që korçarët po kalojnë në eliminatoret e Champions League, ku janë me një këmbë larg play-off -it pas ndeshjes së parë të fituar në Moldavi ndaj Milsami Orhei me rezultatin 0-2. Skënderbeu ndodhet në vëndin e 224 nga 456 ekip në total.
image
Ndërkohë që nuk ka asnjë risi përsa i përket vendeve të para, ku kryeson Real Madrid, i ndjekur nga Bayern Munchen dhe Barcelona.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.