Skënderbeut i mjafton goli i Latifit për të prekur finalen

0
SHPËRNDAJE
loading...

Në “Niko Dovana” u luajt akti i dytë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë. Teuta priti Skënderbeun me synimin për të përmbysur humbjen 1-0 në takimin e parë në Korçë.

Gugash Magani duhet të bënte pa serbo-boshnjakun Tarik Cmajcanin, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundjavës me Kukësin dhe do të mungojë tri javë. Trajneri i durrsakëve ka befasuar ndërkaq me vendosjen e Gerhard Prognit në majë të sulmit, duke ulur në stol Artur Maganin dhe Andi Ribajn.

Në krahun tjetër, mungesa e vetme në radhët e miqve nga Korça ishte Sabien Lilaj, i cili vuan prej gati katër javësh nga një dëmtim në gju.

Teuta u duk e pafuqishme për të rivalizuar në dy fronte dhe në fundjave e pret një sfidë e fortë ndaj Partizanit ku të dyja skuadrat do kërkojnë pikë.

Korçarëve u mjaftoi goli i Latifit në minutën e 52-të dhe administruan lojën me komoditetin që u jepte ndeshja e parë.

Në finale i pret Tirana e cila do kupën për të shpëtuar sezonin.

Teuta-Skënderbeu 0-1

Goli: Latifi 52’

Teuta (4-4-1-1): Moçka, Beqja (Ribaj 70’), R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Çyrbja (Magani 62’), Dita, Hila (Papa 57’), Musta, Progni, Bangal Tr: Gugash Magani

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Gavazaj (Nimaga 61’), Osmani, Orelesi, Adeniyi (Karimi 88’), Latifi, Salihi (Plaku 73’) Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja

Kartonë të verdhë: Markoviç 22’, Dita 85’ / Vangjeli 50’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.