Skrtel rinovon për tre vite, Henderson “gradohet” kapiten

0
SHPËRNDAJE

Martin Skrtel duke firmosur kontratën e re
Martin Skrtel duke firmosur kontratën e re
Premier League/ Pas shumë afrimesh në ekip, Liverpool më në fund ka menduar edhe për të rinovuar kontratën me lojtarët aktualë. Mbrojtësi Martin Skrtel ka hedhur firmën mbi kontratën e re, duke hedhur poshtë çdo aludim për një largim të mundshëm. Sllovaku ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, të cilën e kishte kërkuar me ngulm nga klubi. Skrtel është pjesë e Liverpool per 7 sezonesh, dhe me kontratën e re, ai pret që ta mbyllë karrierën tek të kuqtë.

Jordan Henderson kapiteni i ri i Liverpool
Jordan Henderson kapiteni i ri i Liverpool
Gjithashtu tek “The Reds” ka marrë fund edhe çështja për shiritin e kapitenit. Një çështje e tillë nuk ndodhte prej kohësh tek Liverpool, pasi kapiteni legjendar Steven Gerrard e kishte bërë pronë të tijë. Por pas largimit të kapitenin fantastik, trajneri Rodgers ka vendosur që shiritin e kapitenit t’ia besojë mesfushorit anglez Jordan Henderson, i cili gjatë sezonit të fundit ishte zëvëndës kapiten.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.