Sky: Mario Balotelli, rikthim i mundshëm te ish skuadra e tij

0
SHPËRNDAJE

Mario BalotelliGjatë edicionit të mbrëmjes dedikuar merkatos “Speciale Calciomercato”, gjigandi Italian Sky ka zbuluar se ditën e shtunë ka pasur një takim në Firenze midis Mario Balotellit dhe trajnerit të Milanit Sinisa Mihajlovic. Tekniku i kuqezinjve e ka pasur Balotellin nën urdhrat e tij kur ishte zëvëndës trajner te Interi dhe takimi ka shërbyer për të kuptuar nëse Mihajlovic do të ishte i gatshëm të mirëpriste rikthimin e SuperMarios te Milani. Vetë lojtari do të rikthehej me shumë dëshirë te Milani dhe operacioni do të kryhej me anë të një huazimi falas. Tani gjithçka varet nga Berlusconi, Galliani dhe Mihajlovic të cilët do të vendosin për rikthimin e lojtarit, orët e ardhshme mund të jenë deçizive.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.