Sllovakia shtang Rusinë, merr një fitore historike

0
SHPËRNDAJE

Euro 2016/ Nuk kanë fund surprizat në këtë kampionat Europian. Ajo që e shkaktoi këtë rradhë një surprizë të madhe ishte Slovakia e cila mposhti në një ndeshje tepër të luftuar Rusinë me rezultarin 1-2 duke treguar një formë të shkëlqyer sportive.

Weiss duke festuar golin e parë
Weiss duke festuar golin e parë

Kjo ishte një fitore historike për këtë Kombëtare pasi ishte e para për të në një Europian pas ndarjes nga Çekia. Ndërkohë Rusia tregoi se mbetet një skuadër me probleme të mëdha në këtë kompeticion. Pjesa e parë u dominua totalisht nga sllovakët që kaluan në avantazh të dyfishtë me dy gola tepër të bukur nga Weiss dhe Hamsik.

Sllovakia duke festuar golin e Hamsik
Sllovakia duke festuar golin e Hamsik

Në minutën e 32′, Weiss pasi shmangu mjaft bukur dy mbrojtës në zonë e dërgoi topin në rrjetë pas krahëve të Akinfev. Në mbyllje të pjesës së parë ishte Marek Hamsik që në minutën e 45′ “vrau” ndeshjen me një super gol pas një ekzekutimi perfekt brënda zonës.

Ndërkohë Rusia ngushtoi shifrat në mintuën e 80′ më anë të Glushakov, por vetëm kaq. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-1 dhe Sllovakia barazon kryesuesit e Uellsit me 3 pikë, ndërkohë që Rusia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë në dy ndeshje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.