Smajli merr “dritën jeshile”, Teqja ende nuk mund të luajë

0
SHPËRNDAJE

Dritan Smajli
Dritan Smajli

Superiorja/ Vazhdon të ketë probleme përsa i përket aktivizimit të lojtarëve Dritan Smajli dhe Olsi Teqja. Të dy lojtarët jane bllokuar nga FSHF pas ankesave të klubeve të tyre të mëparshme si Flamurtari dhe Bylis, të cilët lojtarët u detyrohen ende para. Por duket se tashmë çështja e Dritan Smajlit po shkon drejt zgjidhjes. Lojtari mësohet se ka gjetur akordin me klubin e Flamurtarit për t’i paguar me këste shumën që duhet të paguajë tek vlonjatët. Kjo gjë sjell edhe dritën jeshile për aktivizimin e tij në ndeshjenne javës së tretë përballë ekipit të Bylis.

Olsi Teqja
Olsi Teqja

Teksa puna e Smajlit duket e zgjidhur, problem mbetet ajo e mesfushorit Olsi Teqja. Lojtari nuk ka arritur të gjejë akordin me drejtuesit e skuadrës ballshiote, dhe tashmë duhet të vuajë penalitetet. Ai nuk do të lejohet të aktivizohe në Superligë derisa të shlyejë detyrimet karshi klubit të Bylis. Këshu trajner Muça pritet të mos e ketë nën urdhërat e tij mesfushorin luftarak pikërisht në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.