Smajli nostalgjik: Titulli mes Tiranës dhe Kukësit

0
SHPËRNDAJE

15109556_1151779131523994_3440918323325688282_nDritan Smajli, mbrojtësi i Besëlidhjes, i cili ka luajtur më parë me Vllazninë, Kukësin dhe Tiranën, ka dhënë një intervistë të gjatë, ku flet mbi garën për titull, që sipas tij është e njëjtë si ajo e para dy viteve.

“Kjo garë më kujton garën e para dy sezoneve, ku ishim këto katër skuadra në luftën për titull. E njëjta gjë po ndodh dhe këtë vit dhe besoj këto do jenë deri në fund”, deklaron fillimisht mbrojtësi që dëshiron që në fund të triumfojë Tirana ose Kukësi, pasi për dy ekipet bën tifozllëk.

Smajli thekson se janë pikërisht këto dy skuadra pretendentët kryesor për titullin, dhe e ka të vështirë t’i ndajë.

“Nuk i ndaj dot Tiranën dhe Kukësin, megjithatë po them Kukësi, duke e njohur mirë ambientin, presidentin që jep shpirtin për të marr një titull kampion. Një titull Gjici e do më shumë se kushdo tjetër. Ka një trajner fantastik, një skuadër shumë të mirë, financa të shëndosha, tifozeri të shkëlqyer dhe lind pyetja: pse mos të arrij në finish i pari? Por kujdes, Tirana mbetet Tiranë, dhe ka një trajner kampion që di të merret me futbollistët, dhe kjo është blerja më e mirë e presidentit Halili pa asnjë diskutim”.

“Skënderbeu dhe Partizani për titull? Unë i kam parë gjithë ndeshjet e Superiores, dhe Kukësi me Tiranen kanë treguar që janë më lart. Skënderbeu nuk është me ai që ka qenë, nuk është më ajo skuadër që të bënte të vuaje për 90 minuta. Partizani gjithashtu. Kukësi duhet të fillojë të fitojë jashtë, pasi në Kukës nuk ja kam merakun. Po të jetë kaq i fortë sa në Kukës, është kampionë absolut.

Deklarata e presidentit Gjici për kartonin e kuq ndaj Skënderbeut para dy viteve? Absolutisht i kam mbajtur përgjegjësitë e mia dhe i kam kërkuar falje me mijëra herë opinionit kuksian. Më tradhtuan nervat nga dëshira e madhe për të fituar ndeshjen. Që nga ajo ditë, unë nuk kam folur më me presidentin Gjici, pasi sinqerisht e ndieja veten në faj dhe nuk i dilja dot para. Unë e përshëndes dhe i uroj çdo të mirë, pasi më ka bërë shumë të mira. Ndoshta nga një pakicë në Kukës jam paragjykuar për atë ndeshje, por u jam betuar për djalin që Smajli nuk kam bërë asgjë me dashje, pasi në Shqipëri të jemi të ndërgjegjshëm, edhe kur fiton je i paragjykuar, imagjino kur gabon, merr karton të kuq, apo shkakton penallti. Kjo gjë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”.

Mbrojtësi parashikon një ndeshje të fortë, ku nuk sheh diferenca të mëdha. Për të Kukësi nuk ka ndyshuar, por ka të njëjtën uri për të fituar titullin, ndërsa Tirana ka bërë lëvizje të mira, teksa vlerëson rikthimin e mesfushorit Taku, afrimin e afrikanëve, dhe për futbollistin e Besëlidhjes, Smajli blerja më e mira është trajneri Josa.

Për fat të keq, të shtunën ai nuk do të jetë në stadium si tifoz, dhe fton tifozeritë e të dyja ekipeve të jenë të shumtë në stadium dhe të mbështesin skuadrat e tyre. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.