Smajli-Teqja-Sefa, paguaj dhe luaj!

0
SHPËRNDAJE

auto_tirana1435328933
Skuadra e Tiranës mund të mos ketë në dispozicion në ndeshjen e rradhës ndaj Bylisit dy lojtarët e ardhur gjatë merkatos verore, Dritan Smajli nga Kukësi dhe Olsi Teqja nga Laci. Dy lojtarët, sic është bërë e ditur kanë detyrime të vjetra financiare ndaj ish-ekipeve të tyre Flamurtarit dhe Bylis. Tirana ende nuk është shfaqur e gatshme të paguaj dicka që s’ka lidhje me klubin bardheblu, por sigurisht ka interes që lojtarët të japin kontributin e tyre në fushën e blertë ndaj Bylisit në fundjavë. Por ende s’është gjetur rruga e kompromisit. Duket se Flamurtari dhe Bylis nuk lëshojnë dhe duan paratë e tyre. Ndërkohë që edhe Jetmir Sefa, ka detyrime ndaj Bylisit dhe mund të shtyej debutimin e tij me Vllazninë, e cila luan të mërkurën përballë Skënderbeut kampion në fuqi në qytetin e Pukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.