S’ndalet Shkëndija, “rrëmben” dhe Radevskin

0
SHPËRNDAJE

imageShkëndija e Tetovës nuk di të ndalet në këtë merkato. Pasi riktheu në ekipi Cuculin dhe Hasanin, dhe Ibrahimin, tashmë drejtuesit e klubit maqedonas kanë arritur marrëveshjen edhe me një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për lojtarin e ri më të mirë të Maqedonisë, Marjan Radevski. 20 vjeçari që ishte lojtar i Metalurgut, qysh nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën kuqezi të Shkëndijës. Mesfushori nga Prilepi ka qënë pjesë edhe e kombëtareve maqedonase U 19 dhe U 21, ndërsa me ekipin A të Maqedonisë debutoi në 18 qershor të vitit 2014 në miqësoren ndaj Kinës. Për të siguruar shërbimet e lojtarit, drejtuesit e Shkëndijës kanë arritur të mposhtin edhe konkurencën e klubit zvicerian Grasshoper, që ishte vënë në kërkim të lojtarit. Prezantimi i lojtarit tek Shkëndija do të bëhet ditën e hënë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.