Sokol Cikalleshi bën prezantimin tek skuadra e re

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Sokol Cikalleshi ka formalizuar sot pasdite transferimin e tij te Akhisar Beledijespor. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, pasi u dha huazim nga Istanbul Bashakshehir për t’u aktivizuar më rregullisht, ka udhëtuar menjëherë drejt qytetit të Akhisarit për t’iu bashkuar klubit të ri.

Sulmuesi shqiptar ka takuar fillimisht drejtuesit e klubit dhe stafin teknik, duke hedhur më pas firmën në kontratën që zyrtarizon huazimin e tij deri në fund të sezonit.

Detyra e tij do të jetë të gjejë jo me rregullsi rrugën e golave, pasi Beledijespor është ekipi që ka shënuar më pak gola në 19 ndeshjet e deritanishme në kampionatin turk, vetëm 11 të tillë.

Si rrjedhojë, klubi gjendet pranë zonës së ftohtë të klasifikimit dhe shpreson që falë ndihmës së Cikalleshit, të arrijë të sigurojë më lehtësisht mbijetesën në elitën e futbollit turk.

Megjithatë, ndeshja e debutimit për sulmuesin shqiptar pritet të jetë të dielën në Kupën e Turqisë, ku klubi i tij i ri, do të vihet përballë Gymyshanespor, për të synuar një vend në çerekfinalet e turneut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.