Sondazh / Tifozët e Barcelonës zgjedhin trajnerin e ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...


La Liga / Pasi Luis Enrique deklaroi se nuk do të jetë më trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm, katalanasit po shqyrtojnë 4 alternativa për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Në 4 alternativat e mundshme bëjnë pjesë Valverde (Athletic), Unzué (Barça), Eusebio (Real Sociedad) dhe Koeman (Everton).

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka hapur një sondazh ku Juan Carlos Unzue ka marrë numrin më të madh të votave nga tifozët blaugranas.

Ndërsa në krahun tjetër, sipas burimeve të tabloidit Britanik “The Sun”, përveç drejtuesve të klubit, do të jenë edhe Lionel Messi dhe Andres Iniesta ata të cilët do të zgjedhin trajnerin e ardhshëm. Të presim e të shohim në ditët në vijim…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.