Sopoti barazim me zemër, ndal Lushnjën

0
SHPËRNDAJE

sopoti-lushnja-470x265Eshtë luajtur të hënën ndeshja mes Sopotit dhe Lushnjës, thënë ndryshe janë takuar dy skuadrat e dy skajeve të kundërta me Lushnjën që shkonte në Librazhd pas gjashtë fitoresh radhazi.

Por teksa mendohej një trepikësh i lehtë për myzeqarët, sidomos pasi u gjendën në avantazhin e dy golave (Branica dhe Sefa me penallti), kane qenë vendasit e Sopotit që fale dy aksioneve të rrjedhshme kanë shënuar në minutat e fundit me anë të Mitrajt dhe Polisit duke barazuar 2-2.

Një barazim ky që me siguri do ti bëjë mirë moralit dhe do ti japë zemër Sopotit për ecurinë e mëtejshme në kampionat ndërsa edhe një mësim i mirë për lushnjarët që nënvlerësuan në mënyrë të pafalshme kundërshtarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.