Sopoti kërkon drejtësi nga “xhaketat e zeza”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

– Reagim –

Duke pare arbitrimin e fundit ndaj skuadres sone stafi i K.F Sopotit ka vendosur te reagoj me nje analize te gjate mbi arbitrimet e deritanishme. Klubi nuk kerkon te shfajesohet nga rezultatet e arritura, por thjesht kerkon te ngrej zerin per nje arbitrim te drejte. K.F Sopoti ne asnje moment nuk eshte lakuar per favore arbitrare, por gjithmon kerkojme nje arbitrim te drejte.

ANALIZA

Java e pare
Sopoti – Apolonia
Arbitri Halo akordon penallti jashtëzone kundra Sopotit.

Java e dytë
Pogradeci-Sopoti 1-0
Penallti kundër Sopotit e padrejte e pritur nga portieri Beshiri.

Java e katërt
Turbina – Sopoti 3-1
Dy kartonë të kuq të falur për kundërshtarin dhe një karton i kuq i akorduar për protesta nga kryesori Emirion Sino ndaj lojtarit tonë Caushaj.

Java e pestë
Sopoti – Dinamo 1-1

Penallltia e mosakorduar për ne në gjuajtjen e Qejvanit dhe prekjen me dorë të pastër të mesfushorit të Dinamos Gjata.
Penallti kundër nesh pak minuta më vonë.

Java e gjashtë
Elbasani – Sopoti 1-1

2 penallti të mohuara në faull ndaj Cotës dhe më pas ndaj Sykajt, kryesorë Kridens Meta.

Java e shtatë

Sopoti – Lushnja 2-2

Penallti kundër skuadrës sonë.

Java e njëmbëdhjetë

Sopoti – Pogradeci 2-2

Dy penallti kundër skuadrës sonë, të dyja qesharake.

Java e trembëdhjetë

Sopoti – Elbasani 2-2

Arbitri kryesor Kaimi lejon lojë të fortë ndaj skuadrës sonë, madje rrezikohet edhe shëndeti i futbollistëve dhe ndëshkon me kartonë shumë lehtë ekipin tonë.
Vijërojtësit ngren flamurin për pozicion jashtëloje tek Cota dhe disa momente të tjera dhe për cudi i njejti nuk akordon pozicionin jashtëloje tek goli i dytë i Elbasanit.
Ndëshkohemi me karton të kuq edhe në këtë ndeshje duke barazuar shifrat me një lojtar më pak.

Konkluzioni

6 penallti kundër ekipit tonë, 5 prej tyre në “shtëpi”. Nuk ka skuadër që në 15 javë kampionat të numëroj 5 penallti kundër në “shtëpi.”
Ky është vetëm një faktor për të vënë në dukje arbitrimin kundër. Por edhe kartonët e kuq e vendosur me lehtësi ndaj ekipit tonë tregojnë qartë gjithcka për të mos folur për kartonët e verdhë pa limit.

Arbitrimi ndaj skuadrës sonë ka qenë gjithmon problematik. Për tu mos u shfajësuar për rezultatet e deritanishme kërkojmë të vejmë në dukje se kemi patur arbitrimi korrekte si p.sh edhe kur jemi mundur në Fier ndaj Apolonisë fazën e parë 3-2 dhe pavarësisht humbjes askush s’është ankuar për gjykimin.

Gjthashtu arbitrim të mirë kemi patur edhe me kryesorin Hamiti në Berat në barazim 1-1 ndaj Tomorit. Gjithashtu edhe në Ballsh 0-0 ndaj Bylisit.
Kërkojmë nga organet kompetente në FSHF më shumë përgjegjësi ndaj ekipit tonë. Arbitrat me gabime humane kanë gjthmon mirëkuptimin tonë, ata që gabojnë me dashje gjithnjë do të hasin kontestim, pasi Sopoti ka qenë gjithmonë këtë sezon skuadër “Fair Play” duke mos shkaktuar asnjë trazirë pavarësisht problemeve të lartpërmendura.

K.F Sopoti

S'KA KOMENTE

Comments are closed.