Sopoti në formë, merkato po rezulton decizive

0
SHPËRNDAJE


Sopoti barazoi në sfidën e kaluar ndaj Elbasanit. Edhe pse librazhdasit e panë veten në disavantazh të dy golave, arritën të
shënonin dy herë duke siguruar një pikë në fund të “derbit” të Prefekturës.
Ndërkaq, skuadra ka pushuar gjatë ditës së djeshme dhe sot do t’u rikthehet përgatitjeve për sfidën e radhës. Sopoti synon mbijetesën në Kategorinë e Parë dhe në ekip janë të bindur se do t’ia arrijnë qëllimit.
Skuadra është fuqizuar shumë në merkaton e janarit ku janë afruar futbollistë me eksperiencë. Shumica e lojtarëve kanë ardhur në formë huazimi nga klube të tjera dhe grupi është forcuar së tepërmi. Faktori që penalizon ekipin është se Sopoti nuk luan asnjë ndeshje në fushën e vet. Megjithatë, kanë zgjedhur stadiumin e Fushë-Krujës që ka një tapet të mirë dhe kjo u jep mundësi lojtarëve që të shprehen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.