Sopoti si Tomori, “I miri i botës, i keqi i vehtes”

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Sopotit në "Elbasan Arena"
Skuadra e Sopotit në “Elbasan Arena”

Kategoria e Parë tashmë është mbyllur teksa ka dhënë verdiktet e saj si për Superioren ashtu edhe për skuadrat që ranë apo do të luajnë në play out. Padyshim surpriza më e madhe ka qenë ajo në Grupin B teksa Sopoti nga një ekip që pretendonte ngjitjen në Superiore, tashmë duhet të luajë edhe një ndeshje shtesë për të siguruar mbijetesën.

Skuadra librazhdjote do të përballet në fazën play out me Partizanin B, një ndeshje tepër delikate duke parë faktin se skuadra e kuqe sipas rregullores mund të marrë disa lojtarë edhe nga ekipi A. Për skuadrën e Sopotit janë shfaqur hijet e rënie nga Kategoria duke marrë parasysh edhe fatin e Tomorin të Beratit në sezonin e kaluar. Ashtu si beratasit, edhe librazhdjotët u bënë të mirë me skuadrat e tjera duke toleruar ndeshjet me ekipet që rrezikonin rënien nga Kategoria e Parë, teksa vetë e kishin menduar të sigurtë shpëtimin, por nuk ndodhi ashtu.

Sopoti në ndeshjen ndaj Dinamos
Sopoti në ndeshjen ndaj Dinamos

Tashmë Sopoti ndodhet në vështirësi teksa ka përfunduar në vendin e parafundit të renditjes teksa në sfond qëndron historia e Tomorit të sezonit të kaluar. E nisën sezonin duke pretenduar Superioren, por pas daljes nga ky objektiv ekipi nga Librazhdi filloi të bëhet i mirë me shumë skuadra duke mos u impenjuar maksimalisht duke u dhuruar fitoren në mënyrë që këto të fundit të siguronin mbijetesën, por drejtuesit e kësaj skuadre nuk e kishin menduar kurrë se me këtë gjë do t’i bënin gropën vetes së tyre.

Edhe njëherë Sopoti solli në mëndjet tona fjalën e shumë përdorur “I miri i botës, i keqi i vehtes”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.