Sopoti, tifozët i dalin në krah veteranëve

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Sopotit vazhdon përgatitjet serioze për sezonin e ri futbollistik 2015-2016 në Kategorinë e Parë. Krahas afrimeve, ku bie në sy ai i Mirel Cotës, ka edhe të pa kënaqur si dy veteranët që kanë dhënë shumë për këtë skuadër. Bëhet fjalë për Shkëlqim Hajdarin dhe Alfred Hoxhën. Të dy janë lënë jashtë listës së Sopotit, madje Hajdari ka mbajtur një qendrim të rënd ndaj drejtuesve librazhdjotë duke lënë edhe komente në rrjetet sociale kundër tyre. Tifozët e Sopotit në facebook kanë dal në krah të dy benjaminëve të tyre. Ja cfarë thuhet në facebook-un e tyre:10624895_410019299201042_7273817893444316639_n

Te lene ne harrese !!
Nuk i kane me fuqite te luajne per 90 minuta , por ama e kanë aq bagazh sa per te qene te pakten edhe 1 sezon ne radhet e K.F Sopoti , vlejne me shume se disa pseudo lojtare qe vetem pse jane te huaj marrin rroge e firmosin kontrata ( se lidhje me sportin nuk kane , ashtu sic ishin vjet disa lojtare ) ,
vlejne me shume se disa lojtare qe shajne tifozerine e tyre e prap firmosin pas divorcimit si te padeshiruar nje vit me pare ,
RESPEKT SHKELQIM HAJDARI & ALFRED HOXHA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.