Sormani-Arapi, konferenca për shtyp

0
SHPËRNDAJE

konferencaKonferenca për shtyp e Partizanit para ndeshjes me Ferencvaroshin:

Adolfo Sormani: “Luajmë përballë një skuadre me traditë , dhe e dimë se na pret një ndeshje e vështirë. Kemi 4 lojtarë me probleme por gjithsesi besojmë se do të dhurojmë një ndeshje të mirë. Ferencvarosh është një skuadër ku në gjirin e saj ka lojtarë të cilët e përdorin mirë topin dhe disponojnë një teknikë të lartë. Mendoj se ndeshja e parë e luajtur në Elbasan Arena ishte një 90 minutësh i ekuilibruar ndërsa nesër Ferencvarosh luan në shtëpi dhe sigurisht do të bëjnë ndeshjen e tyre është mëse e drejtë. Për këtë përballje nuk jemi favorit megjithatë ne duam të jemi një skuadër. Autori i golit të barazimit në ndeshjen në Elbasan Daniel Bode ,është me të vërtet një lojtar cilësor , do të bëjmë të pamundurën për ta bllokuar”.

Renato Arapi: “Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por ne do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë. Ekipi nuk është 100% të formës së tij , por po arrin të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Do të mundohemi të mbrohemi fillimisht dhe të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten. Jemi përgatitur të luajmë ndaj çdo kundërshtari pasi bëjmë lojë në zonë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.