Sormani dhe Zuleta!

0
SHPËRNDAJE

sormNgjarjet e fundit në kampin e kuq padyshim kanë tronditur jo pak tifozerinë e “Demave”. Padyshim Xhevahir Sukaj ishte kthyer në idhullin e tifozerisë së flaktë të Partizanit. Largi-mi i tij i papritur nuk është pritur aspak mirë, por edhe deklarata në Panorama Sport, ku bëhej e ditur nga ana e lojtarit se ishte trajneri Sormani ai që nuk e preferonte!

Një prezantim shumë i mirë ky i trajnerit italian përpara nisjes! Sigurisht Sukaj me golat e tij ishte tërheqësi i padiskutueshëm i Partizanit në sezonin e fundit. Por ja që Sormani, ende pa hipur mbi anijen e kuqe kërkon të ndryshojë timonierin e saj. Një ide e gabuar në plan të parë. Por që duhet pritur për ta konfirmuar.

sukaj

Por cfarë fshihet pas largimit të Sukajt? Sigurisht një ide e re e trajnerit. Ose një trajner-menaxher i ri, i cili në mungesë të eksperiencës së madhe gabon duke larguar xhevahirët e kuq për ndonjë xhevahir axurr nga Italia.

Mbase Sormani ka planifikuar ndonjë bomber që e njeh vetë më parë, por sigurisht mbe-tet një bast, sepse ka edhe raste të mëparshme kur një golashënues i një kampionati tjetër në Shqipëri ka dështuar për shumë arsye dhe njëra nga ato, adaptimi me futbollin tonë.

sukajSormani na kujton një trajner me CV të thatë si Javier Zuleta në vitin 2008 tek Dinamo. Ky trajner pasi pati drejtuar skuadra modeste, mbërriti tek Dinamo kampione plotë bujë dhe e nisi menjëherë me shpatë në dorë aventurën e tij duke larguar lojtarë që kishin dhënë kontribut të patundur si Kuli, Kotorri dhe disa të tjerë.

Zuleta i famshëm zgjati vetëm 1 ndeshje në pankinën e Dinamos, atë ndaj Modricës së Bosnjës. U mund dhe u shkarkua, por më parë e kishte krijuar përcarjen në skuadër, madje duke sjell edhe 4 lojtarë argjentinas, të cilët nuk bënë diferencën, duke filluar që nga portieri, i cili në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Modricas në Qemal Stafa, detyroi tifozët dinamovit të brohorasin e kërkojnë Kotorrin mes shtyllave.

Zuleta iku bashkë me lojtarët e tij dhe Dinamo riktheu sërish Kotorrin dhe dikënd nga të mërziturit, por jo të gjithë. Skuadra humbi humorin dhe grupi nuk ishte më i njejtë.

Këto janë eksperienca të mëparshme që tregojnë se kur një trajner paraqitet në këtë mënyrë duke mos preferuar një lojtar si Sukaj, për të cilin komentet s’kanë vlera, atëherë dicka e shtrembur po ngrihet tek Partizani.

Gabohemi apo kemi të drejtë? Ju sigurojmë se nuk nisemi nga tendenca personale, por thjeshtë nga përvoja të mëparshme me histori gati të njëjta. E sigurisht kjo e Sormanit ndaj Sukajt dicka na sjell në kujtesë…/Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.