Sormani-Fili: Synojmë kualifikimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sormani konferenPas barazimit 1-1 me Ferencvaroshin, trajneri i Partizanit Adolfo Sormani, dhe mesfushori Realdo Fili, folën për mikrofonët e TVSH-s, duke deklaruar se shpresojnë ende të kualifikimi.

Adolfo Sormani: “Më vjen keq. U bëj komplimente lojtarëve, treguam dëshirë dhe dhamë gjithçka ndaj një skuadre me potencial të madh. Ferencvaroshi ka shumë cilësi dhe lojtarë me eksperiencë, por i vumë në vështirësi dhe duhej të merrnim rezultat më të mirë”.

“Kualifikimi? Gjithçka mund të ndodhë në jetë, kemi ende shpresa. Gjithsesi, është shumë e vështirë që të kualifikohemi, duhet të jemi realistë”.

Realdo Fili: “Një gol që më ka lumturuar shumë, jam shumë i emocionuar. Më vjen shume keq për rastin e golit të dytë që gabova, do të punoj për këtë, së bashku me shokët. Shkojmë ne Hungari me synim fitoren, do të japim maksimumin”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.