Sot Asambleja e FSHF-së, Flamurtari dhe Partizani janë opozitarët

0
SHPËRNDAJE

Në orën 9 të mëngjesit të sotëm do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e FSHF-së. Punimet e kësaj mbledhjeje do të drejtohen nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prezent pritet të jenë të gjithë anëtarët e këtij institucioni, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, si dhe përfaqësues të lartë të UEFA-s dhe FIFA-s.

Duke ditur rrjedhën e ngjarjeve të fundit, mendohet që Partizani dhe Flamurtari të bëjnë opozitën edhe në këtë mbledhje, pasi kanë qenë dy nga klubet më kritikë të federatës. Drejtuesit e të dy skuadrave nuk i kanë kursyer akuzat dhe ankesat e tyre karshi qeverisë së futbollit shqiptar, mision të cilin ata pritet që ta bëjnë edhe në mbledhjen e sotme. Drejtuesit e të dy klubeve kanë bërë të ditur kohë më parë se pikëpamjet e tyre do t’i shprehin edhe në Asamblenë e 15 marsit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU