Sot debutimi i Canës, ndërkohë Lenjani mungon ndaj ish-ekipit

0
SHPËRNDAJE

Lorik Cana
Lorik Cana
Legjionarët/ Më në fund erdhi dhe dita e shumë pritur që kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana të bëjë debutimin tek skuadra e tij e re, Nantes. Pasi u transferua aty nga ekipi i Lazios, ditën e sotme mesfushori-mbrojtës do të zhvillojë edhe ndeshjen e tij të parë pas rikthimt në Francë. Debutimi i tij pritet me mjaft interes, pasi Loriku cilësohet si një nga afrimet më të bujshme në merkato. Lorik Cana pritet që të startojë si titullar në sfidën kundër ekipit të Rennes. I pyetur nga gazetarët se përse ai zgjodhi Nante para Marsejës, Cana u shpreh se ish-ekipi i tij u kujtua mjaft vonë, pasi kur Marseja kontaktoi me të, ai kishte mbyllur marrëveshjen me ekipin e Nantes.
Ermir Lenjani kur luante me Rennes
Ermir Lenjani kur luante me Rennes

Ndërkohë kanë shkuar keq gjërat për lojtarin tjetër të Kombëtares, Ermir Lenjani. Ish-lojtari i Rennes do të mungojë pikërisht kundër ish-ekipit të tij në një ndeshje ku mund të tregonte se sa vlente, dhe se Rennes gaboi me largimin e tij. Shkak për këtë është bërë kartoni i kuq i marrë nga Lenjani në ndeshjen e javës së kaluar në kampionatin francez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.