Sot luhet edhe në tribuna, Ujqërit vs Fanatics. Ja precedentët (video)

0
SHPËRNDAJE

Ujqërit e Dëborës
Ujqërit e Dëborës

Superiorja/ Ndeshja e mbrëmjes në Korçë midis Skënderbeut dhe Tiranës nuk do të luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribunat e stadiumit “Skënderbeu”. Përballë do të jenë dy tifozëri të cilat në vitet e fundit kanë treguar se nuk kanë ndonjë simpati për njëra-tjetrën, por përkundrazi midis tyre ka nisur qartë një urrejtje e madhe, teksa nuk ka ndeshje që mes tyre të lëshohen ofendime në kor, apo të dyja palët të përleshen fizikisht. Çdo gjë filloi në mbrëmjen e 18 gushtit 2011, plot 4 vite më parë në atë ndeshje finale të Superkupës të luajtur po në Korçë, dhe që u fitua nga ekipi bardheblu me një gol të Bekim Balës në minutën e 63′.

Fanatics në Koçë
Fanatics në Koçë

Ekipi i Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Julian Rubio u bëri një surprizë të hidhur korçarëve që pretendonin të fitonin Superkupën e parë në histori, por çdo gjë e bukur atë mbrëmje u prish nga tifozërit që e kthyen fushën e lojës në një arenë të madhe boksi. Grupimet e tifozëve “Ujqërit e Dëborës” dhe “Tirona Fanatics” nuk u menduan gjatë por vendosën të demonstrojnë forcën përballë njëra-tjetrës. Ndeshja u ndërpre pasi çdo gjë u përshi nga kaosi, dhe u desh ndërhyrja e presidentëve respektivë, Agim Zeqo në atë kohë për Skënderbeun dhe Refik Halilit për Tiranën. Pas ndërhyrjes së dy presidentëve, çdo gjë u normalizua dhe ndeshja vazhdoi e qetë deri në fund. Çdo gjë nisi pak pas fillimit të sfidës, kur tifozët korçarë u futën në fushën e lojës dhe filluan të sulmonin me gurë dhe sende të forta lojtarët e Tiranës. Më pas dy tifozëritë hodhën edhe sende të forta drejt njëta tjetrës gjë dërgoi edhe në përleshje mes tyre.
image

image
Forcat e Policisë e bënë më së miri detyrën në ato momente teksa arriti të normalizojë situatën. Këtu nisi një precedent që vazhdon ende. Para dy sezonesh teksa Tirana fitonte në Korçë me rezultatin 2-3 për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, tifozët bardheblu janë shoqëruar me njësi forcave speciale nga Tirana për të shmangur ndoshta ndonjë konflikt tjetër të mundshëm midis tifozërive. Gjithashtu edhe sot pritet të ndodhë e njëjta gjë, teksa pritet që Korça të jetë në “shtetrrethim” në mbrëmje. Shpesh herë pjestarë të tifozërive përkatëse kanë tentuar të përleshen gjatë ndeshjeve mes tyre, por gjërat janë shuar shpejtë. Gjithashtu janë munduar të rrëmbejnë edhe banerat identifikuese të grupimeve, por ajo që ka rënë në sy më shumë kanë qënë ofendimet në kor midis tifozërive. Ndeshja e sotme është e sigurtë që do të prodhojë spektakël në fushë por edhe në tribuna, por a do të kemi ndonjë incident tjetër? Kjo gjë mbetet për t’u parë. Shpresojmë që gjithçka të shkoj “Fair-Play”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.