Sot luhet java e 8-të e Kategorisë së parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ekipi-1
Foto ilustruese

Pavarësisht se është pak e vështirë të zhvendosim vëmendjen nga Kombëtarja te futbolli vendor, janë plot 9 takime që zhvillohen sot në ora 1400, në kuadër të javes së 8-të të kategorisë së parë të futbollit.

Në grupin A Iliria pret Kamzën kryesuese, dy ndjekësit e kamzalijve Burreli dhe Besëlidhja ndeshen në Burrel, Shënkolli pret Kastriotin dhe Besa e Tërbuni presin respektivisht Mamurrasin dhe Erzenin.

Në grupin tjetër Shkumbini pret Turbinën, dy emra të traditës si Dinamo dhe Tomori përballen në kryeqytet, Lushnja dhe Apolonia është një tjetër sfidë interesante mes dy qyteteve me tradita futbollistike ndërsa Bylis pret Sopotin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.