Sot merret vendimi për pezullimin e Arapit

0
SHPËRNDAJE

renato arapi

 

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot për të shqyrtuar pezullimet dhe kartonat e kuq të marrë në turin e dytë të Champions League. Ndër rastet që do të shqyrtohen është edhe ai i mbrojtësit të Skënderbeut Renato Arapi. Mbrojtësi i korçarëve u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të në ndeshjen e kthimit kundër Crusaders duke kryer një ndërhyrje të ashpër. Te Skënderbeu janë të gjithë me sytë drejtuar nga mbledhja e sotme, pasi prania e Arapit do të ishte e rëndësishme në ndeshjen e kthimit kundër Milsamit. Megjithatë është për tu theksuar fakti që dyshja e mbrojtjes Jashanica – Radas u paraqit mirë në ndeshjen e parë.

Mungesa apo prania e Arapit mund të ketë ndikim edhe në merkaton e korçarëve edhe pse kjo ka pak gjasa që të ndodhë duke parë që nuk ndërhynë për ndeshjen e parë dhe vështirë se do ta bëjnë një gjë të tillë tani që janë me një këmbë në turin tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.