Sot takim Gjici-Troisi për të ardhmen e trajnerit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Zhvillimet tek ekipi i Kukësit ende nuk kanë mbaruar. Pas eleminimit nga Europa League tashmë ekipi kuksian duhet të mendojë edhe për sezonin e ri që po afron. Ditën e sotme presidenti Safet Gjici do të zhvillojë një takim me trajnerin aktual Marcelo Troisi. Në këtë takim nuk do të diskutohet vetëm e ardhmja e trajnerit brazilian, por edhe e ardhmja e ekipit verilindor pasi këtë sezon presidenti Gjici kërkon me patjetër titullin kampion. Sot pritet të vendoset në Troisi do të vazhdojë të jetë trajner tek Kukësi, apo do të largohet e do të marrë një post tjetër. Situata ende nuk duket e zgjidhur në klubin kuksian, por sot pritet të vendosen pikat mbi “i” përsa i përket sezonit të ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.