Spanja fiton dhe merr kreun, Zvicra përmbysje të “çmendur”

0
SHPËRNDAJE

Austri – Moldavi 1-0
Ka mjaftuar një gol i Junuzović që Austria të marrë tre pikët e rradhë në këto eliminatore duke hedhur një hap më shumë drejt kualifikimit në Europianin e Francës. Ekipi austriak mposhti në fushën e tij ekipin e Moldavisë me rezultatin 1-0, dhe vazhdoi kështu shkëputjen në krye të renditjes në grupin G, të cillin e kryeson me 19 pikë.

Mali i Zi – Lihteshtein 2-0
Mali i Zi merr një fitore shprese përballë Lihteshtein dhe vazhdon të shohë përpara drejt vendit të tretë në renditje. Ndeshja e luajtur në Podgoricë përfundoi me rezultatin 2-0 për vëndasit. Protagonistë kryesorë ishin dyshja Beqiraj-Jovetićm të cilët shënuan dhe asistuan në golat e njëri-tjetrit. Me këtë fitore Mali i Zi sheh drejt vendit të tretë, që është edhe bileta e fundit për në Europianin e Francës.

Spanjë – Sllovaki 2-0image
Ekipi i drejtuar nga Del Bosque ka dominuar krej takimin, duke e fituar me një rezultat të pastër 2-0. Golat për Spanjën u shënuan në pjesën e parë nga Jordi Alba dhe Andres Iniesta, që ktheu në gol një 11-metërsh. Pjesa e dytë ishte gjithasht e dominuar nga ana e spanjollëve, teksa sllovakët ishin të pa fuqishëm përballë “La Rojas”. Më këtë fitore Spanja merr edhe kryesimin e grupit C me pikë të barabarta me Sllovakinë.

Zvicër – Slloveni 3-2
Zvicra e shqiptarëve ka arritur të marrë një fitore me një përmbysje të pa imagjinueshme përballë Sllovenisë. Të ndodhur në avantazh 0-2 deri në minutën e 80′, ekipi zvicerian ka bërë një përmbysje rezultati që askush nuk e priste. Drmic shënoi golin e parë në minutën e 80′, dhe Stocke barazoi rezultatin në minutën e 84′. Kur pritej që ndeshja të përfundonte në barazim, sulmuesi Drmic shënon edhe golin e tretë në minutën e 4 shtesë, duke i dhënë kështu ekipit të tij një fitore të rëndësishme në luftën për vendin e dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.