Speciale, Derbi/ Qetësi përpara furtunës!

0
SHPËRNDAJE

Edhe 24 orë na ndajnë nga derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, dy skuadrat më me traditë në futbollin tonë. Metropoli, sic e quajnë disa, ditën e mërkurë “merret peng” nga futbolli. E gjithë vëmendja përqendrohet në stadium, aty ku ngjyrat bardheblu dhe ato të kuqe do të ngjyrosin brenda 90 minutave shkallët e stadiumit.

frasheri-pano

Këtë herë luhet në “Selman Stërmasi”, të cilin Tirana tashmë e ka bërë me fytyrë të re dhe e quan shtëpinë e saj, por duke mos harruar edhe Dinamon 18 herë kampione të Shqipërisë, edhe ata e quajnë “pronën e tyre” këtë stadium.

Gjithsesi, duke u rikthyet tek derbi, e vecanta kesaj rradhe ka të bëjë me faktin se skuadrat po përgatiten disi në qetësi. Edhe drejtuesit duket se kanë nxënë mend, pasi në të kaluarën fillonte shumë herët “lufta” në facebook apo media. Protagonistët e të dyja kampeve jashtë fushe kërkonin të merrnin gjithnjë fokusin e fushës së blertë.

Tani duket gjithcka një qetësi përpara furtunës, pasi një derbi vetëm i qetë s’mund të jetë edhe pse në përballjen e fundit, në të njejtin stadium “Selman Stërmasi”, përballja klasike e Kategorisë Superiore është ndarë në paqe, pa gola dhe me raste me pikatore.

Tani është një tjetër histori. Thonë se ndeshja ndeshjes asnjëherë nuk i ngjan, e thënë ndryshe: derbi-derbit nuk i ngjan. Ndaj dhe bëhuni gati të gjithë të përjetojmë 90-minuta të bukura, “fair play” dhe mbi të gjitha të fitojë spektakli i të dyja tifozerive.

Skuadra e Tiranës kërkon të mbrojë objektivat sezonalë. Ekipit të drejtuar nga Ilir Daja, i duhet vetëm fitore për të shpresuar në “trenin e fundit” të Europës. Cdo hap tjetër do të ishte i gabuar për bardheblutë. Kukësi dhe Teuta mund të vazhdojnë shkëputjen kur duhen ende 360 minuta deri në fund.

Taktikisht, në atë që është parë në ndeshjet e fundit, ku trajnerët mund të kenë ruajtur edhe forca për derbin në zgjedhje e tyre, skuadrat janë rreshtuar pak a shumë kështu: Tirana në Durrës me një 4-2-3-1 të modifikuar sipas situatava gjatë ndeshjes kur skema kalonte edhe në 4-3-3. Në portë i përhershëm Edvan Bakaj, i cili po tregon stabilitet në rradhët e 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ndërkohë që mbrojtja përbëhej nga Gërcaliu në të majtë, dyshja e qendrës Teqja-Muca dhe në të djathtë Kërciku (i ndëshkuar me karton të kuq). Përpara mbrotjes vihej dyshja Karabeci-Malaj, më pas treshja Fukui-Vucaj-Lika me Bakajn e vetëm në sulm. Por në disa momente kur skema kalonte 4-3-3, Vucaj kalonte në të djathtë të dyshes Malaj-Karabeci, ndërkohë që treshja sulmuese përbëhej nga Fukui-Bakaj-G.Lika.

Në fakt, Tirana ka funksionuar në perfeksion ndaj Teutës. Rastet kanë qenë të shumta, bardheblutë kanë dominuar, por përballë kanë gjetur një super-Mocka që ka neutralizuar cdo iniciativë të të besuarve të Ilir Dajës.

Ndërkohë Partizani, në një ndeshje relativisht të lehtë ndaj Tërbunit, ka zbritur në fushë me portierin Xhika, pas kartonit të kuq të Alban Hoxhës në Kukës. Në mbrojtje Ibrahimi në krahun e djathtë, Bicaj-Atanda në qendër, majtas Trashi. Ndërkohë që në mesfushë Torasa nga e majta, Daja-Gomes në qendër dhe djathtas Emiliano Vila.

Ndërkohë qënë sulm u vu dyshja Fili-Sukaj, por që Fili alternohej shpesh me Torasën që duket si një elektron i lirë në rradhët e “Demave”. Edhe Fili është shfaqur mjaft mirë në këtë ndeshje. Gjithsesi dukej qartë se ky formacion ishte i modifikuar nga trajneri Agostinelli, pasi në fushën e blertë kishte ruajtje të forcave.

Të paktën në derbi gjërat mund të ndryshojnë. Pritet që Krasniqi, Fejzullahi, Batha të rikthehen titullar, edhe pse zgjedhjet jane të trajnerit deri në sekondën e fundit përpara startit të sfidës.

Në fund shërbeti i kësaj ndeshje, ata që i japin gjithnjë bukurinë derbit, e vetmja anë që nuk i humbet asnjëherë bukuria, mbeten dy tifozeritë: Tirona Fanatics në njërin krah dhe në krahun tjetër Ultras Guerrils. Janë këto dy tifogrupe që i japing tonin derbit.

Nuk duhet menduar përplasja apo zënkat e mëparshme, le të fitoj futbolli dhe rivaliteti sportiv në shkallët e stadiumit. Fundja jashtë saj të gjithë jemi shok e miq. Pavarësisht se “Selman Stërmasi” i rinovuar në kushte moderne nuk ta jep hapësirën e “Qemal Stafës”, si gjithnjë pritet koreografia e të dyja tifozerive. Të shohim cfarë suprize na kanë ruajtur kësaj rradhe…

Atëherë shihemi në derbi, le të fitojë më i miri…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.