Speciale/ Euforia e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Levi
Stanislav Levi

Skuadra e Flamurtarit e ka nisur sezonin futbollistik 2015-2016  me trajnerin cek në krye Stanislav Levi. Në fillim skuadra luante në fusha asnjanëse për arsye të rikonstruksionit të stadiumit. Më pas lindën edhe problemet financiare si pasojë e problemeve të vjetra të borxheve në skuadër, të cilat edhe sot po ndihen me uljen e tre pikëve në klasifikim.

Flamurtari-Partizani, Fustar, Pashaj, Halilaj, Krasniqi
Flamurtari-Partizani, Fustar, Pashaj, Halilaj, Krasniqi

Lojtarët e merkatos verore, pothuajse u larguan të gjithë pasi shfaqën zemëratën e tyre ndaj mungesës së pagesave që zgjati një kohë jo normale. Në fillim sulmues Buval, më pas trajneri Levi dhe shumë të tjerë ndërmorën një eksod duke u larguar nga kampi vlonjat. Por kur problemet morën fund “gota ishte e krisur” dhe vështirë të ngjitej sërish.

Ardit Shehaj duke festuar një gol me Flamurtarin
Ardit Shehaj duke festuar një gol me Flamurtarin

Gjithsesi Flamurtari edhe ashtu pa para po rezistonte, ishte një “kockë e fortë” pavarësisht se stresi i mungesës së pagave ishte i pranishëm në cdo sekondë. Në merkaton e janarit pasi u afruan shumë lojtarë nga Brazili dhe Uruguaj, si dhe trajneri Zekeria Ramadani, nuk munguan gjykimet e nxituata pas vetëm një barazimi në Tiranë ndaj Partizanit.

Elozhet ishin të shumta, madje thanë se Flamurtari ka zhvilluar merkaton më të mirë nga të gjithë. U thurën elozhe edhe për goditje të tipit Danilo Alves, i cili ende s’na ka treguar se si gjendet rruga e rrjetës, pavarësisht se është një lojtar që shërben për skuadrën.

Kualifikimi në Kupën e Shqiperisë ndaj Tiranës shtoi dozat e euforisë së lojtarëve kuqezinj, të cilët ishin shfaqur edhe më parë në media me tituj të tillë si: “S’na ndal më askush”! E shumë shenja euforie të pastra.

Flamurtari - Tirana
Flamurtari – Tirana

Por tani realiteti flet ndryshe, vetëm një pikë nga gremina e Superiores dhe Flamurtari rrezikon seriozisht. E nëse vendos dorën në makinën llogaritëse për të bërë me hamendje financat e tre skuadrave që po rivalizojnë për mbijetesë, Bylis, Vllaznia dhe Flamurtari, do të dallohet qartë se midis vlonjatëve dhe dy skuadrave të tjera ka një zhbilancim të madh.

Por ja që realiteti është ky. Vlonjatët rrezikojnë seriozisht dhe ajo që është me e rrezikshme është euforia, mungesa e përqendrimit. Duket se ata ende s’ja kanë vendosur gishtin kokës dhe e shohin tabelën me kokë poshtë dhe jo sic është në të vërtetë. Kjo është “sëmundja” më e vështirë në rradhët e Flamurtarit.

Zekeria Ramadani në Vlorë
Zekeria Ramadani në Vlorë

Trajneri Ramadani duket një njeri i drejtë, pasionant, por nuk mjafton. Kjo situatë e vështirë s’mund të kalohet me marrjen e përgjegjësisë nga ana e trajnerit. Sot në kampin vlonjat ka nevojë për një analizë të thellë e  cila të tundë në themel cdo element të këtij ekipi me tradita në futbollin shqiptar.

Edi Rama gjatë një vizitë në Vlorë
Edi Rama gjatë një vizitë në Vlorë

Sot me rroga të paguara në kohë, madje edhe tre njëherazi, Flamurtari ndodhet në këto ujëra. E nëse e krahasojmë me Flamurtarin e Levit, atë të 100 problemeve, duhet thënë se pikët mund të jenë në krahun e Flamurarit të pjesës së parë të kampionatit. Larg qoftë, të ketë ky ekip i sotëm problemet që pati ai i djeshmi? Duke mos i munguar asgjë, rezultatet nuk po vijnë.

Ekipi i Flamurtarit duke festuar
Ekipi i Flamurtarit duke festuar

Për “ta puthur në ballë” trajnerin Mezani, tashmë i harruar me të padrejtë nga të gjithë. Ai dhe lojtarë e tij mbeten heronjtë e vërtetë të këtij Flamurari, që mes problemeve të shumta nuk u dorëzuan.

flamurtari me kupenNgushëllimi? Kupa… Por sa vlerë do të ketë dhe nëse fitohet ajo kur Flamurtari është vetëm një pikë nga zona e ftohtë?

©MINUTA90.COM

S'KA KOMENTE

Comments are closed.