Speciale/ Golat e shënuar në Superiore, askush si Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Skënderbeut
Ekipi i Skënderbeut

Superiorja/ Këtë edicion dy janë skuadrat që janë ende në luftë për titull në Kategorinë Superiore. Skënderbeu kampion në fuqi dhe Partizani në rolin sfiduesit do të diskutojnë mes tyre titullin kampion deri në fund të këtij edicioni të Superiores. Ecuritë e tyre kanë qenë më të mira nga ekipet e tjera, por ato që kanë bindur më shumë kanë qenë korçarët. Ekipi i Josës këtë sezon është ekipi që ka shënuar më shumë gola, plot 56 të tillë duke qenë një makineri në sulm.

Ekipi i Partizanit
Ekipi i Partizanit

Pas tyre vjen menjëherë Partizani, por me një diferencë të madhe golash pas korçarëve. Të kuqtë e Agostinellit kanë shënuar 37 gola duke mbajtur vendin e dytë në këtë renditje. Më pas vijnë skuadrat e tjera që janë rivale me njëra tjetrën për një vend në Kupat e Europës.

Ekipi i Kukësit
Ekipi i Kukësit

Kukësi që mban vendin e 3-të në renditje ka shënuar plot 32 gola duke qenë dhe në këtë garë po në vendin e 3-të. Më pas vjen Teuta e vendit të katërt që ka shënuar 29 gola në këtë sezon të shkëlqyer që po zhvillon.

Ekipi i Teutës
Ekipi i Teutës

Interesant është fakti që të pesta skuadrat që janë në 5 vendet e para rë renditjes me pikë, janë në të njëjtën renditje edhe në golat e shënuar. Pas Teutës së vendit të katër, në vendin e pestë vjen Tirana e drejtuar nga Ilir Daja. Bardheblutë kanë shënuar 28 gola duke plotësuar pesëshen e parë ashtu si në renditjen e tabelës së pikëve.

Ekipi i Tiranës
Ekipi i Tiranës

Më pas kjo gjë prishet pasi nga pesë skuadrat e pjesës së poshtme të renditjes është Vllaznia që ka shënuar më shumë gola. Shkodranët kanë realizuar 28 gola, po aq sa Tirana e vendit të 5-të duke mbajtur vendin e 6-të në këtë renditje.

Ekipi i Vllaznisë
Ekipi i Vllaznisë

Ndërkohë pas kuqebluve vjen Flamurtari me 3 gola më pak, pra pikërisht në kuotën e 25 të tillëve të shënuar duke treguar një krizë në sulm. Ndërkohë pas vlonjatëve vjen ekipi i Laçit. Kurbinasit kanë treguar një formë të dobët, sidomos pas largimit të Xhejms tek Skënderbeut.

Ekipi i Laçit
Ekipi i Laçit

24 gola kanë arritur të shënojnë bardhezinjtë këtë sezon. Ndërkohë Bylis është i parafundit në renditje me vetëm 23 gola të shënuar, ndërkohë që Tërbuni është i fundit në renditje me vetëm 17 gola të shënuar.

Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje
Ekipi i Bylis gjatë një ndeshje

S'KA KOMENTE

Comments are closed.