Speciale/ Ja si ndryshojnë fytyrë skuadrat e Superiores

0
SHPËRNDAJE

foto--- (2)Janë luajtur plotë 26 javë në Kategorinë Superiore gjatë sezonit aktual 2015-2016. Kampionati ende s’ka mbyllur llogaritë e tij. Por nëse e krahasojmë me një vit më parë, disa skuadra kanë ndryshim në pikë. Duke i hedhur një sy tabelës së klasifikimit pas javës së 26 të sezonit të kaluar 2014-2015 duke e krahasuar me sezonin aktual , do të shikojmë se Skënderbeu sot ka 6 pikë më shumë se Skënderbeu i një viti më parë. Ndërkohë që edhe Partizani ka 6 pikë më shumë. Një vit më parë të kuqtë ishin në vendin e 3-të pas javës së 26 në kuotën e 50 pikëve, sot janë 56 dhe renditen të dytët. Kukësi është 6 pikë më pak, pasi vjet në 26 xhiro kishte grumbulluar 52 pikë dhe renditej i dyti, këtë vit ka 44 pikë dhe renditet i treti.tab2 (2)

Partizani dhe Kukësi kanë shkëmbyer vendet me njëri-tjetrin në tabelë. Ndërkohë që Tirana ka plotë 10 pikë më pak se një vit më parë, pasi në sezonin 2014-2015 skuadra e drejtuar nga Gugash Magani pas 26 javëve kishte grumbulluar 50 pikë, sot ka 40 të tilla. Progres shumë të madh ka Teuta, e cila një vit më parë në këtë moment kishte 19 pikë dhe renditej në fundin e tabelës, madje edhe duke rrezikuar. Siç kujtojmë ishte një përballje direkte me Apoloninë e fituar në Niko Dovana që preu shpresat e fierakëve. Sot Teuta e drejtuar nga Magani është në vendin e katërt me pikë të barabarta me Kukësin dhe plotë 25 pikë më shumë se një sezon më parë, pra 44 të tilla.buljan, laci, partizani, trashi

Problem këtë sezon është edhe renditja e Laçit dhe Flamurtarit apo Vllaznisë. Laçi një vit më parë pas javës së 26 kishte në tabelë 47 pikë, ishte pranë zonës së Europës. Sot skuadra e drejtuar nga Stavri Nica, ndodhet në vendin e 6-të me 29 pikë. Nëse e krahasojmë me një vitë më parë kurbinasit kanë 18 pikë më pak. Ndërkohë që Flamurtari aktual ka 23 pikë në renditje, por është i penalizuar minus 3 nga FIFA për masa disiplinore. Ndërkohë që një vit më parë vlonjatët kishin 34 pikë në këtë moment të sezonit, pra 11 pikë më shumë në renditje. Ndërsa Vllaznia një vit më parë e dënuar -3 nga FIFA kishte grumbulluar 30 pikë dhe ndodhej larg zonës së rënies. Sot kuqeblutë janë 6 pikë më pak se një sezon më parë.Flamurtari - Tirana

Këto ishin pak a shumë statistikat në bazë të pikëve ndërmjet dy sezonëve fubollistike 2014-2015 dhe 2015-2106. Sigurisht ka ndryshim të 4 skuadrave pjesëmarrëse, sepse vjet u larguan Apolonia dhe Elbasani dhe këtë sezon u ngjitën Tërbuni debutues dhe Bylis i Ballshit.

©Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.