Speciale Merkato, ja skuadra më e shtrenjtë dhe skuadra më e lirë e superiores

0
SHPËRNDAJE

Speciale Merkato / Është mbyllur merkato e Janarit dhe mjaft interesant është edhe një përditësim i vlerave të skuadrave, kategorisë Superiore apo ndryshimeve të tjera që ka sjellë Janari.

Pika e referimit mbetet baza e të dhënave të faqes së specializuar të transferimeve, një ndër më prestigjiozet në Europë, gjithsesi duke pranuar se përfundimet nuk mund të jenë 100% të sakta me vlerën e kartonit të futbollistëve që pranon një lloj relativiteti në gjykim.

Kështu në total vlera e kategorisë Superiore për sa i përket 283 futbollistëve të Federuar me 10 skuadrat e saj është dicka më pak se 40 milionë euro, më saktësisht 39.25 milionë euro. Në Superiore janë 61 lojtarë të huaj, cka përbën 21.6 % të kampionatit, ndërsa mosha mesatare e futbollistëve është 24.9 vjec.

Lojtari më i shtrenjtë është Hamdi Salihi, kartoni i të cilit vlerësohet 700 mijë euro, ndërsa skuadra më e shtrenjtë mbetet Skënderbeu që kushton në total 7.70 mln euro. Ogunjimi, përforcimi i fundit i merkatos së kampionëve vlerësohet 600 mijë euro, po aq sa dhe Sabien Lilaj, një ndër më të shtrenjtët në ekip.

Menjëherë pas Skënderbeut vjen Partizani që kushton pothuajse 1 milionë euro më pak, ekzaktësisht 6.73 milionë euro. Më i shtrenjti në kampin e kuq, është kapiteni Alban Hoxha, kartoni i të cilit kuotohet në shumën e 575 mijë eurove, i ndjekur nga Agustin Torassa që vlerësohet 550 mijë euro, ndërsa kartoni i Sukajt kushton sipas transfermarkt, 450 mijë euro.

Pas këtyre dy skuadrave klasifikimi special i vlerës nuk shkon në proporcion me atë të kampionatit, pasi në vend të tretë dhe të katërt gjendet Vllaznia që kushton 4.93 milionë euro. Te kuqeblutë kanë ndikuar shumë afrimet e kësaj merkatoje, megjithëse është e cuditshme se si Elis Bakaj kuotohet 450 mijë euro, ndersa Ledry Mulemo, një lojtar që mbetet për tu parë, vlerësohet 600mijë euro.

Pas Vllaznisë vijnë Flamurtari dhe Kukësi që në total kuotohen nga 3.93 milionë euro cdo skuadër. Edhe te Kukësi surprizon fakti që kartoni i Pejic vlerësohet 200 mijë euro, ndërsa ai i Izair Eminit 350 mijë euro, megjthëse një faktor mund të jetë edhe mosha me kroatin që është 34 vjec, ndërsa tetovari 3 vjet më i ri. Vetëm në vendin e 7 Tirana, me skuadrën bardheblu të mbushur tanimë me të rinj që kushton 3.1 milionë euro, ndërsa interesant është se si klasifikimi mbyllet nga Luftëtari, që për transfermakt kushton më pak edhe se Korabi por që në fushën e blerë mund të konsiderohet padyshim si zbulimi i këtij sezoni të Superiores.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.