Speciale/ minuta90.com sjell 11-shen më të mirë të javës

0
SHPËRNDAJE

minuta90.com, si çdo javë të Kategorisë Superiore, sjell edhe këtë javë 11-shen më të mirë…

Enea Koliçi – Nuk është se bëri ndonjë gjë të veçantë këtë javë, por ajo pritje ndaj sulmuesit të Vllaznisë, Brunild Pepa, e mbajti në lojë ekipin e Kukësit.

Ylli Shameti – Gjirokastriti ishte një siguri e madhe për Kukësin në mbrojtje, teksa ndaloi sulmet e Vllaznisë, kryesisht të sulmuesit Pepa.

Bajram Jashanica – Kosovari i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, Skënderbeu me golin e shënuar katër minuta nga fundi i ndeshjes. Por, përveç kësaj, mbrojtësi ka dhënë garanci edhe në prapavijën e skuadrës së tij, duke mbyllur disa aksione të rrezikshme të kundërshtarëve.

Denis Pjeshka – Mbrojtësi i Vllaznisë, bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Kukësit, teksa neutralizoi mjaft mirë sulmuesin kroat, Matija Dvornekoviç.

Erjon Vucaj – Kapiteni i rikthyer te Laçi, ka qenë në ditët e tij më të mira. Aksione që nisin nga këmbët e tij, finalizime të sakta të tyre dhe me personalitet në fushë, teksa i mungoi vetëm goli.

Behar Ramadani – Luftëtari veproi si grup në suksesin që arriti të shtunën ndaj Partizanit. Gjithsesi, merita kryesore qëndron te Behar Ramadani, që arritën t’u dhurojë gjirokastritëve një fitore të pastër ndaj Partizanit.

Ardit Hila – Teuta ishte në një ditë të mirë të shtunën, teksa durrsakët u shfaqën agresivë dhe kërkues, duke rrezikuar vazhdimisht Tiranën. Lojtari i këtij takimi ishte pa dyshim është Ardit Hila, i cili meriton një notë të lartë për golin e shënuar, teksa për nga mënyra e ekzekutimit ishte thuajse perfekt.

Kristal Abazaj – Sulmuesi ka meritë kryesore te goli i dytë, teksa arriti t’i sigurojë një fitore të pastër Luftëtarit.

Regi Lushkja – Kavajasi meriton një notë pozitive, pasi ishte autori i golit që vlejti tri pikë, i cili, përpos rrjetës, ishte një rrezik konstant për skuadrën kundërshtare me inkursionet e tij.

Pero Pejiç – Goli i tij bëri diferencën në një 90-minutësh, ku ndoshta barazimi ishte rezultati më i drejtë, prandaj dhe kroati e meriton të jetë në krye të listës së golashënuesve.

Trajner, Mladen Milinkoviç – Të mundësh Partizanin me një rezultat të pastër, nuk është pak, pasi të kuqtë me një merkato të bujshme që bënë në janar, nuk kishin diskutime për një fitore në Gjirokastër, por strategjia e serbit bëri që “Demat e Kuq” “të ngelin në klasë” për këtë ndeshje.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.