Speciale/ Paradokset e Kategorisë Superiore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Flamurtarit pavarësisht se po kalon një moment të vështirë në kampionat, por edhe në aspektin financiar, golat i ka shënuar me bollëk.Kukesi-Partizani, Mazrekaj, Mici.

Të shikosh tabelën e klasifikimit dhe detajet e saj vëren se dy ekipet me sulmin më të mirë janë Kukësi i vendit të parë dhe Flamurtari i vendit të parafundit. Si verilindorët dhe vlonjatët kanë shënuar nga 15 gola.

Sulmi i kuqezinjëve ka funksionuar sic dihet por është mbrojtja që s’ka qenë në lartësin e duhur duke pësuar po 15 gola. Ndërsa Kukësi ka pësuar vetëm 5 gola me një golavazhin +10.

Ndërkohë që në aspektin sulmues skuadra e Skënderbeut cdo sezon ka qenë më spektakolarja në golat e shënuar, tashmë edhe Tirana ka shënuar më shumë se Skënderbeu. Bardheblutë kanë shënuar 13 herë, ndërkohë që ekipi i Agostinelit 12 herë. Po 12 gola ka shënuar edhe Partizani.

Ndërsa Vllaznia renditet e 5-ta, por me një golavarazh -3. Shkodranët kanë shënuar 7 herë, por janë ndëshkuar 10 herë në portën e tyre.

klasifikimi-2Këto janë disa nga paradokset e Kategorisë Superiore, e cila po tregon se midis skuadrave, pavarësisht renditjes, nuk ka diferenca të mëdha dhe kjo e shton më shumë bukurinë e kampionatit.

/Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.