Speciale/ Paradokset në merkato të skuadrave shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Tirana-Skenderbeu, nisaj

Tregu i futbollistëve (merkato) në Shqipëri është tepër voluminoz si gjatë 3 muajve të verës edhe në janar. Skuadrat nuk kursehen edhe pse nuk kanë një plan të saktë apo strategji pune me themel. Afrimi i lojtarëve ndodh vetëm gjatë kohës së merkatos dhe nuk kemi raste të pre-kontratave (para-kontratë). Do ishte e udhës që duke parë mangësitë në skuadra, puna të nisë jo vetëm sot për sot. Gjithsesi, ky është realiteti shqiptar në futboll, ku rastet e piketimeve përpara afateve të hapjes së merkatos janë me pikatore.

Stevan-Racic-prezantohet-te-PartizaniNjë paradoks më vete është edhe preferenca e prejardhjes së ligës nga e cila vjen lojtari. Klubet tona hezitojnë nëse ofrohet një lojtar nga kampionatet fqinj si Maqedonia, Mali i Zi apo edhe ndonjë ligë tjetër e ashtuquajtur e dobët nga tanët. Por ne nuk e shohim realitetin në sy. E para, kampionati ynë ka një nivel të kënaqshëm në rajonin e Ballkanit, por nuk është në nivele të larta ashtu sic na duket apo pretendojmë. E dyta, kemi plot shembuj të lojtarëve cilësorë që kanë mbërritur nga kampionatet e ashtëquajtura të dobëta. Ju përmendim disa:


Ersen_Asani__Shkupi___dhe_Izair_Emini__Renova__ne_aksion_409764811

Izair Emini, lojtar i Renovës, një prurje e re, shumë cilësore në futbollin tonë. Sinjalet e para janë tepër pozitive me gola të shënuar, por gjithashtu ai punon shumë për skuadrën. Vjen nga Renova e Maqedonisë. Në plan të parë gjithkush mund ta ketë paragjykuar, por ja që realiteti është krejt ndryshe, të paktën deri më tani.


 

Laci-Tirana-2-0.-Cetkovic-ka-shenuar-610x400

Marko Cetkovic, një lojtar tepër cilësor, në fillim, sipas informacioneve tona, ky lojtar u është ofruar edhe skuadrave të tjera shqiptare, por askush nuk ka besuar në të, derisa Laci i dha besim yë plotë dhe s’u gabua. Pavarësisht dëmtimit tepër serioz që kaloi, ai është kthyer dhe mbetet një nga të huaj më me peshë në ligën tonë. Vjen nga Buducnost i Malit të Zi.


 

Masato Fukui
Masato Fukui

Masato Fukui, edhe japonezi i parë në kampionatin tonë kombëtar është një lojtar me cilësi, për më tepër shpirti i tij i sakrificës dhe kilometrat e përshkruara gjatë një ndeshje mbeten arma e tij më e fortë. Shpesh gjen edhe rrugën e rrjetës. Vjen nga Sutjeska, skuadër e Malit të Zi.


 lukic

Slavko Lukic, një nga mbrojtësi e krahut më të dalluar në kampionatin tonë të futbollit, vjen nga skuadra e Sutjeskës në Malin e Zi. Me specialitetin e tij në krosime, padyshim i ka dhënë shumë pikë skuadrës së Teutës, e cila renditet aktualisht e treta në kampionat.


Ka edhe emra të tjerë të cilët po spikasin në Kategorinë Superiore, por që vijnë nga liga të ashtëquajtura të dobëta. Në fakt në këndvështrimin tonë futbolli nuk ka liga të dobëta, nëse do të krahasoheshin me kampionatin tonë. Jemi ende në hapa progresi dhe mos harrojmë se nëse kthejmë kokën pas, deri dje, nuk kishim ende fusha dhe stadiume, por mocale të vërtetë ku futbollistëve u humbiste këpuca në baltë. E duhet ta shikojmë fort realitetin në sy për të parë se cilët jemi në të vërtetë.

Kukesi-Partizani, Mazrekaj, Mici.

Një tjetër analizë që vlen të përmendet në këtë prizëm është edhe kampionati kosovar i futbollit, një kampionat i dobët në cilësi, madje në disa momente edhe jo shumë profesional, por që na ka ushqyer dhe vazhdon të na ushqejë me futbollistë të shumtë, që nuk është nevoja t’jua përmendim emrat një nga një, pasi njihen tashmë nga të gjithë se kush janë lojtarët kosovarë që po bëjnë emër në futbollin tonë duke dhënë një kontribut të vyer.

Agustin Torassa
Agustin Torassa

Duhet të analizojmë edhe faktin tjetër pasi nëse pandehim se jemi më lartë se fqinjët tanë në hartën gjeografike dhe jo vetëm, atëherë duhet të njohim faktin se lojtarët e ligave të forta apo me nivel më të lartë, kur dëgjojnë kampionatin tonë e kanë tepër të vëshirë të pranojnë menjëherë, pasi nuk jemi ndër preferencat e para dhe nuk njihemi nga të gjithë.

Shqiperia KombetarjaTashmë një reklamë e mirë për ne është performanca e mirë e kombëtares që arriti një objekiv madhor në Francë 2016, por edhe Skënderbeu me pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Europa League.

2015-16-Lokomotiva-Moskva-Skenderbeu-2-0-Europa-League-2-1Këto dhe shumë faktorë të tjerë, na shërbejnë për tu ulur me këmbë në tokë dhe për të parë realitetin në sy, për të mos folur për Bet Radar dhe “shokët e tij”…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.