Speciale/Partizani-Kukësi-Laçi, “tri mosketierët” shqiptarë në E.League

0
SHPËRNDAJE

11539884_10205957727435715_220292110_o

Erdhi dita e premierës së përfaqësimit të skuadrave shqiptare në Europë për edicionin e ri të Kupave. Partizani në transfertë e Laçi me Kukësin në shtëpi do të jenë përfaqësuesit e parë në Europa League, në pritje të kampionëve të Skënderbeut. Por përtej asaj që pritet prej këtyre tre ekipeve (të gjithë duam të kualifikohen të treja), me kuriozitet është edhe të shihet ecuria e tyre e deritanishme në Kupat e Evropës.

PartzNatyrisht, “Zot” i pjesëmarrjeve europiane është Partizani, që këtë që nis sot e ka përfaqësimin e 20-të në një kompeticion të UEFA-s. Ndonëse për herë të fundit kishte shkelur në sezonin 2008-09 në Kupën e “vogël të kontinentit, atëherë kur quhej ende Kupa UEFA. Në serinë e ndeshjeve të luajtura figurojnë përballje me emra, si Torino në 1968/69, Selltik në 1979/80, apo Benfika në 1987/1988. Gjithsesi, deri tani nuk ka shkuar më shumë se dy ture eliminatore sakltësisht në edicionin 2004-05, pa harruar edhe Kupën e Kupave ’70-’71 dhe Kupën Intertoto 2003. Po këtë vit a do ta kalojë pragun e dy tureve? Duke parë kundërshtarin e turit të parë, asgjë nuk duket e lehtë. Por shpresa vdes e fundit.

LaciNga dy skuadrat e tjera, më “veteran” Kupash të Evropës është Laçi, që megjithëse e ka nisur pjesëmarrjen në 2010-2011, numëron tre pjesëmarrje. Ndërkohë që vetem në një rast ka arritur të kalojë një ture, pikërisht gjatë edicionit të kaluar, kur eleminoi sllovenët e Rudar Velenje me penallti, por pa ia dalë të përsisë të njëjtën gjë me ukrainasit e Zoryas. Se çfarë do të arrijë të bëjë këtë radhë, kur përballë ka azerët e Inter Baku, do ta tregojë fusha duke nisur nga sot në Laç.

kukI fundit mbetet Kukësi, por jo për nga rëndësia. Vërtet verilindorët kanë vetëm dy pjesëmarrje europiane, por janë ata që kanë pasur ecurinë më të suksesshme në historinë e skuadrave shqiptare, përderisa përpara dy vjetësh kaluan plot tre ture. Aq sa ishin shumë pranë kalimit në fazën e grupeve të Europa League, mundësia që ua mohoi vetëm Trabzonspori. Fatkeqësisht nuk mjaftuan eliminimet në radahë të Flora Tahlin, Sarajevos dhe Metalurg Donetsk, për të përkëdhelur deri në fund ëndrrën, që gjithsesi u dha mundësinë kuksianëve të shkruanin emrin të paktën në historinë e futbollit shqiptar në pjesëmarrjen e tyre të parë në një kompeticion evropian. Vjet dolën shumë shpejt që në turin e parë, duke mos arritur t’i bëjnë dot ballë kazakëve të Kairat. Ndërsa sivjet do të përpiqen të kalojnë së pari bjellorusët e Torpedo Zhodino, por natyrisht për këtë do të jenë të rëndësishme të 180 minutat e dy sfidave. Gjithsesi, një fillim i mbarë do të ishte gjysma e punës.

prtM.B.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.