Specialista shtrati, por Levi është vërtetë sëmurë

0
SHPËRNDAJE

635198822060719048Superiorja/ Prej disa ditësh në kampin vlonjatë trajneri Stanislav Levi, është i pamundur për të zbritur në fushë të stërvit të tijët. Specialista të ndryshëm të futbollit në Shqipëri, pasi e kanë ndritur zanatin e tyre në këtë zhaner, tashmë bëhen gati të analizojnë edhe problemet shëndetësore duke folur pa fakte e baza për një kapricio të trajnerit, i cili sipas tyre nuk dëshiron për arsye rrogash të dal në stërvitje dhe të jetë i pranishëm në pankinë. Pa dashur të marrim në përkrahje trajnerin cek, por burimet e portalit tonë bëjnë të ditur se realisht ceku Levi është i sëmurë me artrit ku prej ditësh ka këmbët e enjtura, gjithashtu edhe nga herpesi e viroza. Vetë stafi mjekësorë i dërguar nga ekipi i Flamurtarit e ka konstatuar dicka të tillë, madje ka edhe analiza që e dëshmojnë dicka të tillë.1c5d23ec-024a-11e2-a1c5-0025b511229e

Prej ditësh ka një frym anti-Levi në media, dikush për interesa personale, dikush për njohuri të cunguara profesionale, nuk ndalin sulmet ndaj një trajneri që s’ka luajtur as një ndeshje në shtëpi, ka humbur ndaj Teutës në fush asnjëanëse, humbet në fund ndaj Partizanit pas një loje të mirë dhe një barazim me Lacin, me të cilën kanë barazuar më parë edhe Partizani dhe Tirana.
Gjithsesi, cudija qendron në faktin e njëanshmërisë së sulmeve ndaj këtij trajneri, madje ka gazetar që marrin përsipër edhe shkarkimin e tij nëse s’do fitonte me Lacin, ata citojnë se ka pasur kontakte edhe me trajner shqiptarë për të qenë të gatshëm të marrin situatën në dorë.z12582350Q,Stanislav-Levy-mogl-byc-niezadowolony-po-porazce

Disa gazetarë të një pakete sportive fusin hundët keqazi në punë menaxhimi. Të gjithë gazetarët e tjerë e dinë shumë mirë këtë fakt, por s’mund ta citojnë, ata s’mund të bëhen armiq me kupolën e “Komentaxherëve”, është më e lehtë të sulmosh Stanislav Levin dhe të huajt e tjerë.
Dikush madje hedh baltë edhe mbi aftësitë e trajnerit duke thënë se kur u shpall kampion në Korcë ishte meritë e prapavijës. Në këtë prizëm edhe Shpëtim Duro apo Mirel Josa sot s’paskan asnjë meritë!  Mos vallë edhe finalen e Kupës së Polonisë dy vite më parë ia dha prapavija? Elminimi që  Levi i shkaktoi Club Brugge ia dha sërish prapavija? Ishte vetëm Sevilja që  e ndali Slaskun e tij, ekipi që më  pas fitoj trofeun e Europa Leagues. E gjithë  kjo CV nuk është  marrë  borxh diku, por është  e fituar me punë , djersë  dhe sakfricë nga ana e trajnerit cek.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.