Spektakël i mesfushorit Liridon Latifi në Laç, Skënderbeu fiton me goleadë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Liridon Latifi ka udhëhequr Skënderbeun drejt një fitoreje të thellë 5-1 ndaj Laçit, duke konfirmuar se është ai lojtari që po mban mbi shpatulla korçarët në garën për titullin kampion në Superiore.

Mesfushori ishte i pandalshëm sot, me tre gola të shënuar dhe një asist që mbyllën shumë shpejt ndeshjen në favor të skuadrës së tij. Pakkush mendonte se ekipi korçar do të ishte kaq dominues në ndeshjen e sotme por mesfushori Liridon Latifi me dy diagonale të sakta mposhti portierin Gentian Selmani dhe pastaj i dha mundësinë edhe James Adeniyi të shënonte për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin e thellë 3-0 në pjesën e parë.

Në fillimin e të dytës, Liridon Latifi plotësoi tregolëshin personal në këtë sfidë. Ndonëse Emmanuel Mensah hapi duelin me një gol shumë të bukur, Laçi nuk arriti të kthehej më në ndeshje dhe Hamdi Salihi vulosi gjithçka me realizimin e tij pak minuta para fundit. /minuta90.com/

Laçi-Skënderbeu 1-5

Golat: Mensah 63’ / Latifi 17’, 29’, 51’, Adeniyi 43’, Salihi 85’

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Musaj (Çelhaka 36’), Qaqi, Gjoni, Shala, Nika, Jonuzi (Fangaj 46’), Lushkja, Sefgjini, Vucaj, Mensah Tr: Bledar Sinella

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Malaj 71’), Orelesi (Nimaga 80’), Gavazaj (Predescu 62’), Adeniyi, Latifi, Salihi Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Olsi Sokoli

Kartonë të verdhë: Vucaj 33’, Shala 40’, Çelhaka 45’ / Adeniyi 33’, Mici 67’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.