Spektakël në Gjirokastër, Flamurtari përmbys Luftëtarin

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari mund Luftëtarin dhe merr tri pikë të arta në misionin për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar edhe sezonin e ardhshëm. Vlonjatët triumfuan 2-1 me përmbysje në një përballje spektakolare.

Takimi në Gjirokastër nisi me vrull dhe që në minutën e dhjetë vendasit kaluan përpara me një supergol të mesfushorit Dejvi Bregu. Pas pushimit mysafirët nga Vlora reaguan dhe rikthyen baraspeshën me një të djathtë spektakolare të mesfushorit Donjet Shkodra në të 71-n. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, kapiteni Bruno Telushi shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga pengimi i mbrojtësit Zguros ndaj zëvendësuesit Neziraj.

Ky triumf i ngjit vlonjatët në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Laçi i vendit të tetë. Në krahun tjetër, disfata e parë në shtëpi këtë sezon e lë Luftëtarin në pozitën e katërt me 36 pikë, aq sa Vllaznia që sot do të presë Partizanin. /minuta90.com/

Luftëtari-Flamurtari 1-2

Golat: Bregu 10’ / Shkodra 71’, Telushi (pen) 90’

Luftëtari (4-2-3-1): Ruçi, Liçaj, Rapa, Beqiri, Zguro, Aleksi, Rapo, Abazaj, Rroca, Bregu, Reginaldo Tr: Mladen Milinkoviç

Flamurtari (4-3-3): Halili, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Shkodra, Telushi, Fazliu, Galiç, Alves, Busiç (në dispozicion: Qirko, Beqaj, Kuqi, Neziraj, Hyseni, Shehaj, Lynneeker) Tr: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Emirjon Sino

Kartonë të verdhë: Aleksi 26’, Beqiri 50’, Rapo 57’ / Telushi 26’, Shkodra 44’, Neziraj 84’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU