Spektakël në Shkup, Real Madrid mposht United dhe mbron Superkupën

0
SHPËRNDAJE

Real Madrid e ka filluar me trofe këtë sezon futbollistik teksa ka triumfuar mbrëmjen e sotme në Shkup kundër Man. United në ndeshjen e Superkupës së Europës.

Madrilenët e drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane e nisën ndeshjen pa sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, i cili filloi stërvitjen me skuadrën vetëm para disa ditësh, por megjithatë u treguan që në fillim shumë të qartë se Man. United.

Casemiro kaloi kampionët e Europës në avantazh në minutën e 24-t dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Isco ai që dyfishoi shifrat me golin e realizuar në minutën e 52-të, ndërsa sulmuesi Lukaku ngushtoi diferencën në minutën e 62-të. Megjithatë deri në fund spanjollët arritën të ruanin avantazhin për të ngritur në qiell një tjetër trofe.

Pas Champions League, Real Madrid mbrojti edhe trofeun e Superkupës të cilin e kishte fituar gjithashtu vitin e kaluar. Ky ishte suksesi i 4-t i “galaktikëve” në këtë kompeticion. /minuta90.com/

Real Madrid-Man. United 2-1

Golat: Casemiro 24’, Isco 52’ / Lukaku 62’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.