Spikat Shkëlzen Gashi (video)

0
SHPËRNDAJE

Nuk shënoi dot por spikati me lojën e tij Shkëlzen Gashi në barazimin e arritur 2-2 në një fushë të vështirë si ajo e Vancouver Whitecaps. Trajneri i Rapids, Mastroeni, ndoqi ritualin e zakonshëm: Gashin titullar dhe që zëvendësohet në mesin e pjesës së dytë.

Por kësaj radhe Gashi luajti vërtet mirë sa dukej se trajneri do ta mbante në lojë deri në fund por një karton i kuq i marrë nga Miller e detyroi të fusë një lojtar tjetër me tipare më mbrojtëse.

Në ’59, Gashi dhuroi një pasim që u kthye në gol nga “i përhershmi” Doyle ndërsa në dy raste futbollisti i Kombëtares sonë ju afrua golit, njëherë me një gjuajtje spektakolare nga një kënd thuajse i pamundur, ndërsa në rastin tjetër mbrojtësi kundërshtar e largoi topin me kokë nga vija fatale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.