Split dhe Rrahmani hap fals në “shtëpi”

0
SHPËRNDAJE

arrahmaniLegjionarët/ RNK Split nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin kroat. Skuadra ku luan edhe Amir Rrahmani është ndalur në shtëpi në një barazim dhe tashmë ka humbur vendin e katërt në renditje. RNK Split barazoi në përballjen e saj me Istrën ku ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Mbrojtësi i Kombëtares luajti për 90 minuta në këtë përballje duke qenë ndër më të mirët në fushë pët ekipin nga Spliti. Ky barazim e zbret një vend më poshtë në renditje ekipin e Rrahmanit që tashmë duhet të luftojë sërish për një vend në Europa League pasi është spostuar nga Lokomotiva e Grezdës, Prengës dhe Çekiçit. Pasi zhvilloi një fazë të parë tepër të mirë, duket se tashmë RNK Split ka humbur formën e saj dhe renditet në vendin e pestë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.