Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Muhamet Malo

0
SHPËRNDAJE

Eshtë ndarë sot nga jeta në moshën 60-vjeçare, ish sportisti i njohur i mundjes dhe president nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes, Muhamet Malo.

Kampioni i Shqipërisë në mundjen klasike në vitet ’80 për peshat 82-90 kilogramë, i qëndroi afër sportit edhe pasi u largua nga ai, falë investimeve me bizneset e tij apo duke qenë pjesë e strukturave drejtuese të Federatës Shqiptare të Mundjes ku ai ka qenë president për disa vite radhazi.

minuta90.com ka pasur rastin të bashkëpunojë me të, ndërsa në emër të faqes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.

Lamtumirë i madhi Muhamet Malo! Pushofsh në paqe! Për ne do mbetesh një ndër njerëzit më të mirë në fushën e sportit dhe biznesit… /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU