Spostimi i ndeshjes, kaos me tifozët

0
SHPËRNDAJE

loro_borici

Për arsye sigurie, ndeshja Shqipëri-Izrael është postuar nga Shkodra në Elbasan, 4 ditë para luajtjes së saj. Natyrisht, nëse ka probleme për organizimin e sfidës, është normale që të gjendet edhe një zgjidhje e tillë, por FSHF nuk ka shpjeguar ende arsyet pse masat e sigurisë në “Loro Boriçi” qenkan difektoze dhe në Elbasan çdo gjë qenka perfekte.

Ndërkaq, një problem madhor lind edhe me tifozët, ku shumë prej tyre kanë blerë tashmë bileta dhe ky spostim i fut në kaos.

Nuk është e njëjta gjë të planifikosh të shkosh në Shkodër e më pas të shkosh në Elbasan, sidomos kur nuk jeton në Shqipëri dhe duhet të bësh me qindra kilometra rrugë, pa llogaritur ata që mund të udhëtojnë në rrugë ajrore, apo ata që mund të kenë prenotuar edhe hotel në Shkodër.

Gjithashtu, biletat e blera për Shqipëri-Izrael duhen ndërruar të gjitha, pasi natyrisht askush nuk mund të futet në “Elbasan Arena” me biletë që nuk është për atë stadium dhe numrat e stolave që nuk kanë asnjë lidhje. /minuta90.com/

kaosi-me-tifozet

S'KA KOMENTE

Comments are closed.