Sqarohet situata, Nikaj merr besimin e drejtuesve pukjanë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas deklaratave mjaft të forta të trajnerit Samuel Nikaj pas ndeshjes Teuta-Tërbuni, ku ai akuzoi kryetarin e Bashkisë Pukë se kishte bërë presion mbi skuadrën, tashmë duket se çdo gjë është sqaruar. Pas këtij lajmi të publikuar edhe nga uebsajti ynë, reagoi edhe administratori i ekipit pukjan, Grand Frroku, i cili vuri “veton” e tij duke u shprehur se çfare ndodhte me ekipin e vendoste vetëm ai dhe askush tjetër. Frroku gjithashtu i dha edhe besimin e tij të plotë trajnerit aktual Samuel Nikaj për të vazhduar drejtimin e skuadrës. Pas këtij reagimi nga ana e administratorit të Tërbunit, vetë trajneri Nikaj për “Minuta90.com” u shpreh:

Samuel Nikaj
Samuel Nikaj

“Jam i lumtur që kjo situatë më në fund u sqarua. Të gjithë tashmë e kanë kuptuar se duhet respektuar shkalla e hierarkisë. Unë do te vazhdoj detyrën time si trajner i Tërbunit pasi mora garancinë dhe besimin e drejtuesve të skuadrës. Do të jap maksimumin tim si gjithmonë, dhe shpresoj që të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.