Stadiumi i Bylis thuajse i ri

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Rikonstruksioni i stadiumit “Adush Muça” është thuajse drejt fundit. Pas kërkesave nga FSHF, drejtuesit e ekipit ballshiot janë vënë në lëvizje për të plotësuar kushtet që nevojiten për të marrë lejen për të luajtur në fushën e tyre. Në pjesën ballore të tribunës janë vendosur afro 4000 stola në shkallët ku do të ulen tifozët. Një gjë mjaft e mirë kjo, pasi ka qënë një nga kushtet kryesore të Federatës. Gjithashtu po punohet edhe për sistemimin e tribunës V.I.P, si edhe në atë kryesore. Drejtuesit e Bylis shpresojnë që ndeshjen ndaj kampionëve të Skënderbeut t’a zhvillojnë në fushën e tyre, e cila do të ishte e para për këtë sezon, duke mos e detyruar ekipin ballshion të “emigrojë” sërisht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.