Stafi i Beshiktash vëzhgon Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE

Në prag të sfidës për grupet e Europa League midis Skënderbeut dhe Beshiktash, drejtuesit e këtyre të fundit kanë vendosur që të dërgojnë një grup personash për të vëzhguar nga afër ekipin korçar. Aktualisht stafi nga Turqia ndodhet në qytetin e Pukës dhe janë duke ndjekur ndeshjen Tërbuni-Skënderbeu e cila luhet për javën e tretë të Superligës në stadiumin “Ismail Xhemali”.

Ekipi turk i Beshiktash vjen për herë të parë ne Shqipëri, dhe duket se janë duke marrë masa për të njohur sa më mirë kundërshtarët e tyre, në mënyrë që të mos ndodhen përpara ndonjë surprize të mundshme ditën e ndeshjes, sipas tyre. Ndeshja Skënderbeu-Beshiktash do të luhet ditën e enjte në datë 17 shtator në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.