Standard Liege: Shqiptarë, Xherdanin e keni aty, e quajnë Bernard Berisha

0
SHPËRNDAJE

Berisha-Bernard
Berisha kur luante te Besa Kavajë

Jemi të vonuar që ta cilësojmë një “Xherdan Shaqiri” futbollistin me shpejtësi e teknikë marramendëse Bernard Berisha, pasi u desh të na e quajnë kësisoj të huajt, e pikërisht belgët e famshëm të Standard Liege të cilët kanë përvojë shumë të gjatë në pikasjen e talentëve që kanë premisa për tu bërë të mëdhenj në skenën europiane e botërore.

E kemi patur këtu, në kampionatin tonë prej vitesh dhe nuk e kemi çmuar sa e ka merituar, e tashmë kur duan ta marrin emra të tille si Duisburg e Standard Liege, filllojmë t’ja dimë edhe ne vlerën e vërtetë këtij futbollisti që mund të na jepte fryte të mëdha edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.

I lindur në Pejë por debutues që para pesë vitesh në Kavajë te Besa, mesfushori Berisha ka rënë në sy prej kohësh për shpejtësinë e tij por tashmë është rritur edhe nga ana tekniko-taktike si dhe në lojën në grup, ku më parë ka shfaqur edhe ndonjë mangësi.

11745354_1188841097808641_837610150725863113_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.